if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Shenja e dores 1

Një shenjë 4000-vjeçare dore është gjetur në një varr të lashtë egjiptian nga kuratorët e një eskpozite.

Zbulimi u bë nga studiuesit e University of Cambridge në “një shtëpi shpirti”, një lloj modeli me argjilë në formë ndërtese që zakonisht gjendet në varre.

Helen Strudwick, egjiptologe, tha për BBC se shenja e dorës e cila daton nga viti 2055-1650 para Krishtit,  ishte një zbulim “i rrallë dhe emocionues.” Pjesa prej qeramike do të ekspozohet në ekspozitën “Made in Ancient Egypt” në Fitzwilliam Museum më 3 tetor.

“Ne kemi gjetur gjurmë gishtërinjsh të mbetura në llak të patharë ose në një arkivol, por është e rrallë dhe emocionuese që të gjesh gjurmën e një dore poshtë kësaj shtëpie shpirti. Kjo është lënë nga artizani  që e preku para se argjila të thahej. Nuk kam parë kurrë një shenjë kaq të plotë më parë në një send egjiptian.”

Ekspozita përqendrohet te artizanët egjiptianë. Qeramika përdorej gjerësisht dhe kanë mbetur shumë relike të vjetra, dihen shumë pak detaje për vetë poçarët, krahasuar me artizanë të tjerë.

Shtëpitë e shpirtit mund të kenë shërbyer si tabaka ose ishin një vend që shpirti i të ndjerit të jetonte brenda varrit. Në pjesën e përparme vendoseshin ushqime si copa buke, sallatë dhe koka e një demi.

Analiza ka treguar se poçari që e ka bërë, fillimisht krijoi një kornizë me shkopinj druri dhe e mbuloi me argjilë që të krijonte një ndërtesë dykatëshe me kolona. Gjatë pjekjes, pjesa e drunjtë u dogj duke lënë hapësira boshe.

Me gjasë, shenja e dorës është bërë kur dikush, me gjasë poçari, e ka lënë shtëpinë jashtë punishtes për t’u tharë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights