Capture 217 360x200

Të dielën e kaluar, trupi i një burri, që besohet të jetë me origjinë shqiptare, u gjet i varur në një tabelë rrugore në Anderlecht, pranë Qendrës Tregtare Westland.

Zyra e Prokurorit Publik të Brukselit konfirmoi për mediat vendase se trupi i një të riu 29-vjeçar u gjet i varur.

Autoritetet policore thonë se viktima është me origjinë shqiptare. Janë ende të paqarta rrethanat e kësaj ngjarjeje.

“I riu ishte i varur në pjesën e pasme të një tabele sinjalizimi me një kabllo”, thekson prokuroria, duke shtuar se “është ende herët për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes”. Megjithatë, pista e vetëvrasjes nuk përjashtohet në këtë fazë të hetimeve.

Mediat, ndërkohë, e përshkruajnë si një akt të dhunshëm. Duke iu referuar edhe rasteve të tjera të vrasjeve, mediat belge ngrejnë hipotezat se kjo është një vrasje që vjen nga përplasjet e grupeve të trafikut të drogës që veprojnë në këtë zonë.

Burime të ndryshme u kanë thënë mediave belge se vrasja e 29-vjeçarit ngjan me krimet e karteleve meksikane të drogës.

Në qershorin e kaluar, një 49-vjeçar u qëllua për vdekje në mes të ditës në parkingun e dyqanit Plum’Art, jo larg Qendrës Tregtare Westland.

Këto kartele janë të njohura për dhunën ekstreme dhe përdorimin e metodave brutale të represionit ndaj rivalëve, tradhtarëve ose atyre që nuk respektojnë rregullat e tyre.

Ky incident është një kujtesë për metodat e përgjakshme të përdorura nga bandat e trafikut të drogës për të mbjellë frikë në Bruksel.

Kjo është e paprecedentë në Bruksel. Policia shkoi në vendngjarje, e shoqëruar nga Zyra e Prokurorit Publik të Brukselit.

“Trupi i një burri 29-vjeçar u zbulua në Unazën e Brukselit, pranë Anderlecht”, konfirmoi kjo e fundit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights