Banesa ku u gjeten te vdekur dy vellezerit 1024x671
Dy të moshuar janë gjetur të vdekur në një shtëpi në fshatin Çorrush të Mallakastrës. Raportohet se të vdekurit janë dy vëllezërit, Sabri Velaj 90 vjeç dhe Novrus Velaj 85 vjeç. Sipas asaj që raporton Policia dyshohet se nuk kemi të bëjmë me ngjarje kriminale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes. Njoftimi i Policisë: Mallakastër/Informacion paraprak-Rreth orës 11:00, në fshatin Çorrush, Mallakastër, në banesën e tyre, janë gjetur pa shenja jete shtetasit S. V., 90 vjeç dhe N. V., 85 vjeç(vëllezër), të cilët jetonin të vetëm. Paraprakisht nuk dyshohet për ngjarje kriminale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights