if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Zjarret 2 1024x768

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 21 vatra zjarri, nga të cilat 18 janë shuar, ndërsa 3 janë aktive në Vlorë, Berat dhe Fier.

Në Vlorë në bashkinë Finiq, zjarri po përhapet mbi malet e fshatit Dhivër, me 34 zjarrfikës, forca vullnetare dhe mbështetje ajrore në terren. Në Berat, pranë ish-Uzinës Mekanike në Poliçan, forcat po punojnë intensivisht për izolimin e flakëve. Në Fier, zjarri në fshatin Lofkënd përhapet për shkak të erës, ndërsa forcat po përpiqen ta ndalojnë.

Për shuarjen janë angazhuar 41 automjete zjarrfikëse dhe 314 forca, me mbështetje nga Forcat e Armatosura. Sipas IGJEO, sot nuk priten reshje, ndërsa rreziku më i lartë i zjarreve është në Fier.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbetet në gatishmëri për koordinimin e forcave dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe pasurisë

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights