Rama 3

Shqipëria do të mirëpresë “Giro d’Italia” në vitin 2025, një nga turnetë më prestigjiozë të çiklizmit në botë. Tre etapat hyrëse të këtij eventi do të zhvillohen në Durrës, Tiranë dhe Vlorë. Me një histori 114-vjeçare, kjo është hera e 14-të që ky kompeticion zhvendoset jashtë kufijve italianë.

Kryeministri Edi Rama shprehu kënaqësinë e tij që Shqipëria është zgjedhur nga RCS Sport për të organizuar këtë event të rëndësishëm, i cili do të ketë një ndikim të madh në promovimin e vendit.

Rama: “Jam shumë i kënaqur që Shqipëria është zgjedhur për nisjen madhështore të ‘Giro d’Italia’ 2025. E dimë që janë shumë vende konkurruese për të organizuar këtë nisje të garës, e cila është tashmë një traditë e re. Jam i lumtur që ne si një vend më i vogël dhe jo më i pasur kemi mundur të bindim organizatorët për t’i sjellë këtë ngjarje të madhe Shqipërisë. Gjithashtu, mundësia për të treguar bukuritë e vendit tonë për më shumë se 800 milionë spektatorë në 200 stacione televizive në të gjithë botën është një moment i jashtëzakonshëm promovimi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights