Gigi bella hadid 1024x683

Gigi dhe Bella Hadid kanë një motër tjetër!

Aydan Nix është 23 vjeçe, stiliste dhe me aspirata për t’u bërë influencer. Ajo është motra e tyre nga babai, Mohamed Hadid dhe një gruaje të quajtur Terri Hatfield Dull, me të cilën ai pati një lidhje të  shkurtër pas divorcit me Yolanda Hadid në vitin 2001.

“Rreth 20 vite më parë, ndërsa ishte beqar, babai ynë pati një lidhje të shkurtër që rezultoi në një shtatzëni”, thanë dy motrat për Daily Mail.

“Aydan është lindur e rritur  në Florida, nga burri që ajo e njihte si babain e saj derisa ai u nda nga jeta papritur kur ishte 19 vjeçe.”

Sipas motrave, Nix vendosi të bënte “një analizë  gjenetike për kureshtje” dhe zbuloi “një lidhje biologjike” me dy supermodelet.

Vajzat “u takuan në fund të vitit 2023” dhe familja Hadid “e priti Aydan krahëhapur”. Ajo ka kaluar kohë me të gjithë ata, përfshirë edhe të atin, Mohamed, i cili deri më tani nuk ka dhënë asnjë deklaratë publike për ekzistencën e saj.

“Ne e kemi çmuar këtë risi të papritur dhe të bukur në familjen tonë”, thanë Gigi e Bella. ”Si motra, ne kemi  asur biseda shumë të hapura dhe të përzemërta, bashkë me Aydan, sesi ta mbështesim dhe mbrojmë”.

Vajzat theksuan se Nix dhe familja e saj “vlerësojnë privatësinë e tyre” dhe kërkuan që “ta respektojnë dëshirën dhe të drejtën e saj të anonimatit ndërsa ajo jeton si një vajzë e re në New York.”

Sipas Daily Mail, romanca e Mohamed me Dull përfundoi para se ajo të mësonte se ishte shtatzënë. Ai e dinte për ekzistencën e vajzës, me të cilën “është i përzemërt dhe i sjellshëm”, por nuk e ka mbështetur financiarisht.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights