Gjyqi për ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu është shtyrë sërish. Shkak është bërë një pasaktësi në 109 prokurat e paraqitura nga avokati i familjarëve, Dorjan Matlia. Seanca e radhës u caktua për datën 18 korrik ndërsa avokati shtoi se gjyqi është i vonuar.
Për të disatën herë radhazi është shtyrë sërish seanca për ish ministrin Fatmir Mediu.
Mësohet se Gjykata nuk legjitimoi avokatin Dorian Matlija për të mbrojtur 109 familjarë të viktimave apo të dëmtuar nga vepra penale.
Shkak për shtyrjen është janë bërë prokurat e reja të bëra vite më parë.
Avokati i disa prej të dërmuarve, Dorjan Matlija tha për mediat se iu është kërkuar që të sjellin prokura të reja.
SPAK kërkoi rigjykimin e Mediut, pasi e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Gjykata e Lartë vendosi t’ia dërgojë këtë çështje për kompetencë GJKKO-së, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë.