3

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (IShMT) zhvilloi gjatë vitit 2025 gjithsej 1959 inspektime për sigurinë e produkteve joushqimore në treg.

Në një njoftim për mediet, Inspektorati pasqyron rezultatet e punës gjatë vitit 2025.

“Gjatë vitit 2025, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka kryer 1959 inspektime me fokus garantimin e sigurisë së produkteve joushqimore, në mbrojtje të konsumatorëve dhe në zbatim të kritereve ligjore”, bën të ditur IShMT.

Sipas njoftimit, nga këto inspektime janë realizuar 1922 inspektime të programuara dhe 451 inspektime mbi bazë ankese, ndërsa janë vendosur 69 masa administrative.

Inspektimet sipas sektorëve ndahen si më poshtë: 171 në sektorin e produkteve mekanike, 827 në sektorin metrologjik, 377 në sektorin kimik dhe 584 në sektorin elektrik. Gjithashtu, janë trajtuar 85 ankesa.

“Siguri në treg, mbrojtje për çdo konsumator”, përfundon njoftimi.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights