Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë për mediat këtë të enjte, më 26 mars, ku ka folur mbi një sërë çështjes, duke nisur nga përplasja e tij me ish-deputetin Ervin Salianji, akuzat ndaj qeverisë si dhe protestat e radhës të opozitës.
Në këtë konferencë, Berisha u pyet lidhur me përplasjen e tij me ish-deputetin demokrat Ervin Salianji, i cili pretendon se është përjashtuar nga lidershipi i PD-së nga partia. Ai komentoi kundërshtimin që deputetja Jorida Tabaku i bëri përjashtimit të Saliajit, ndërsa shtoi se Salianji është vetëpërjashtuar.
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit
Kryedemokrati vijoi me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, sa i takon çështjes së imunitetit të ish-zëvendëskryeministres Belinda Ballukut.
“Prej dy javësh, Edi Rama përpiqet të varrosë krimin e tij më të shëmtuar, vendimin për bllokimin e hetimit dhe arrestimit të Lubi Ballukut për shkak se është vetë direkt autor i dosjes, ose protagonisti kryesor i dosjes. Siç e shikoni, emri Balluku, është i ndaluar të përdoret në studiot televizive. Nuk ekziston më në asnjë lajm, në asnjë debat, në asnjë koment akti më i rëndë në historinë e pluralizmit në Shqipëri. Grushti i shtetit, akti në të cilën Edi Rama, mori publikisht para shqiptarëve dhe komunitetit shqiptar të gjitha pushtetet në një dorë. Akti përmes të cilit ai asgjësoi një institucion, i ngarkuar për akuzën e zyrtarëve imunitarë, në rast se ata përfshihen në vepra korruptive. Akti me të cilin ai de facto i mbylli dyert integrimit europian, të Shqipërisë dhe shqiptarëve është shkalla më e lartë e censurës që do ia kishin lakmi edhe ajatollahët e Teheranit.”, tha Berisha.
“Shikoni se çfarë ndodh, ka dy javë parlamenti ka mbyllur dyert si dyqani i Lubisë. Është bërë si dyqani Rama-Lubia. Nuk ka seanca, vetëm e vetëm që shqiptarët të mos dëgjojnë nga deputetët e opozitës denoncimin e këtij akti. Edhe parlamentin e shndërrojnë në një institucion privat.”, shtoi ai.
