Janë skualifikuar gjashtë nga 13 kandidatët për garën e kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Ende nuk dihet se cilët janë personat e skualifikuar, arsyeja e përjashtimit të tyre është mosplotësimi i kushteve formale.
Kandidatët që u përfshinë në garë për kreun e Byrosë Kombetare të Hetimit janë:
Gledis Nano
Haki Çako
Artur Beu
Gentian Ndoi
Gentjan Shehaj
Joni Keta
Elton Kërluku
Andi Pogaçe
Astrit Halilaj
Marinela Pilinçi
Nevrus Ndregjoni
Maoricio Sheldija
Miklovan Kanani
Si zhvillohet procedura për zgjedhjen e kreut të BKH-së:
Sipas rregullores, do të ndiqen 6 hapa për emërimin e kreut të BKH-së, të cilat janë verifikimi i aplikimit, vizita mjekësore dhe testi për aftësitë fizike, ese me shkrim dhe test për arsyetim logjik, testi i poligrafit dhe intervista në panel, verifikimi i figurës dhe pasurisë, identifikimi i kandidatit fitues, trajnimi dhe emërimi.
Tek pika e fundit parashikohet dhe përzgjedhja e katër kandidatëve më potencialë, që i dërgohen drejtuesit të SPAK. Altin Dumani do të bëjë përzgjedhjen përfundimtare dhe emri i kandidatit të përzgjedhur i paraqitet Këshillit të Lartë të Prokurorisë për miratimin e mandatit 5-vjeçar.
Aktualisht Byroja Kombëtare e Hetimit drejtohet nga Aida Hajnaj, e cila i përfundon mandati më 31 gusht. Ajo nuk arriti të dorëzonte dokumentacionin brenda afatit të aplikimi