1763019393 policiavlore

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Game Over” në qytetin e Vlorës, ku u godit një rast i organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit në një lokal.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit të kryer në lagjen “24 Maji”, në ambientet e një lokali në pronësi të A. L., 32 vjeç, u konstatua zhvillimi i aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Në njoftimin e policisë thuhet se në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë:

-A. L., 32 vjeç, pronar i ambientit;

-S. T., 42 vjeç, administrator i lokalit.

Gjatë kontrollit, policia sekuestruar: 7 pajisje kompjuterike të përdorura për lojëra fati, 1 valixhe me çipsa pokeri, si dhe 1 përforcues metalik grushti.

Policia njofton gjithashtu se shtetasi A. L. ishte shpallur në kërkim nga DVP Berat, si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights