Real Madrid ngec në shtëpi përballë Sociedad, një barazim pa gola që i lë një shije të hidhur, për më tepër tashmë që shohin Barcelonën të shkëputur me 5 pikë.

Ofensiva e Carlo Ancelottit hasi në një mur të fortë, krijuan 20 raste për gol, goditën 7 herë kuadratin, por pa sukses, në fund dalin duar bosh, një pikë pa diskutim i rri ngushtë:

“Mëkat, e meritonim ta fitonim këtë ndeshje. Skuadra po përmirësohet, edhe fizikisht. Me 5 pikë plus, Barcelona na e hodhi”, u shpreh Ancelotti.

 

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Mediat pranë Barcelonës festojnë për këtë frenim të Real Madrid, por për të prishur këtë moment ka menduar Ousmane Dembele. Njeriu i momentin në radhët e Barçës u largua nga fusha i dëmtuar në sfidën e fundit, atë kundër Girona-s.

 

Sulmuesi francez pësoi një tërheqje muskulore dhe i është i detyruar të qëndrojë në bokse për 5-6 javë.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights