Pirja e duhanit 1024x684

Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në të gjitha vendet publike. Ndalimi do të hyjë në fuqi më 1 Korrik dhe do të përfshijë plazhet, parqet, kopshtet publike, shkollat, stacionet e autobusëve dhe mjediset sportive.

“Duhani duhet të ndalohet aty ku ka fëmijë”, ka deklaruar ministrja e Shëndetësisë dhe Familjes, Catherine Vautrin. Ajo shtoi se “liria për të pirë duhan duhet të mbarojë aty ku fillon liria e fëmijëve për të thithur ajër të pastër”.

Zonat e jashtme të kafeneve dhe bareve të njohura si tarraca do të përjashtohen nga ndalimi. Shkelja e rregullave do pasohet nga një gjobë prej 135 Eurosh. Edhe pse cigaret elektronike janë të përjashtuara, Vautrin tha se po punonte për të vendosur kufizime në sasitë e nikotinës që ato përmbajnë.

Sipas Qendrës Franceze të Monitorimit dhe Varësinë nga Drogat, 23.1% e popullsisë franceze konsumon duhan çdo ditë përqindja më e ulët e regjistruar ndonjëherë dhe një rënie prej mbi pesë pikësh që nga viti 2014.

Komiteti Kombëtar Kundër Duhanpirjes i Francës thotë se më shumë se 75,000 duhanpirës vdesin çdo vit nga sëmundje që lidhen me duhanin. Pirja e duhanit në institucione si restorante dhe klube nate është ndaluar në Francë që nga viti 2008.

Masat e përhapura për të ndaluar pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe vende të tjera publike ishin menduar të hynin në fuqi në vitin 2024, por dekreti nuk u miratua. Megjithatë, më shumë se 1,500 bashki e kanë ndaluar vullnetarisht pirjen e duhanit në vendet publike dhe qindra plazhe në të gjithë Francën kanë qenë të ndaluara për disa vite.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights