Atmosferë elektrizuese para finales së madhe të Champions-it.
Tifozët e Inter-it dhe të Manchester City-t kanë mbushur baret në qendër të
Stambollit, teksa po përgatiten për të përjetuar magjinë e këtij dueli special.

Atmosfera
ishte unike në parqet qendrore e po ashtu në zonat e dedikuara për fansat,
ndërkohë që shumë prej vizitorëve e shfrytëzuan kohën për të bërë fotografi në
atraksionet e metropolit turk.

Një pjesë e tifozëve bënë foto me trofeun zyrtar të Champions League, që do
të qëndrojë i ekspozuar deri sa të niset në stadiumin “Ataturk” për finalen e
madhe. Impianti ku do të luhet finalja ka një kapacitet prej 75 mijë
spektatorësh dhe do te jtë i tejmbushur. 


https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights