Të paktën shtatë persona janë vrarë  dhe 8 kanë mbetur të plagosur, pasi forcat ruse bombarduan një treg të mbushur me njerëz në qytetin Avdiivka të mërkurën, tha guvernatori i rajonit lindor të Ukrainës Donetsk, sipas skynews.


Avdiivka është një qytet me rëndësi të madhe në rajonin Donetsk të Ukrainës.

“Rusët goditën tregun qendror ku ndodheshin shumë njerëz në momentin e sulmit”, tha Pavlo Kyrylenko në një deklaratë.

Deklarata e tij u shoqërua me foto të kufomave dhe tezgave të dëmtuara të tregut.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights