Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen ka bërë thirrje për të vazhduar ndihmën për Kievin për të përmbushur nevojat e tij financiare për shkak të luftës, ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përsëriti kërkesën e tij që asetet e ngrira të Rusisë të vihen në dispozicion për rindërtim.

“Mbështetja e Ukrainës është një përpjekje kolektive”, tha Yellen në një takim me përfaqësuesit kryesorë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore për të diskutuar ndihmën për Ukrainën.

“Ne mirëpresim përpjekjet e aleatëve dhe partnerëve tanë për të ofruar në kohë ndihmën për Ukrainën dhe kërkojmë që të gjithë ne të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha ajo në fjalimin e saj.

Ukraina, duke u përballur me një hendek financimi, po ushtron presion mbi huadhënësit me qendër në Uashington dhe partnerët e tjerë perëndimorë që të veprojnë shpejt dhe me bujari.

Në mars, Banka Botërore, së bashku me qeverinë e Ukrainës dhe Komisionin Evropian, vlerësuan se nevojiten të paktën 411 miliardë dollarë për rindërtimin dhe rimëkëmbjen e Ukrainës gjatë dekadës së ardhshme.

Ukrainës i nevojiten 14 miliardë dollarë për investime urgjente rindërtimi vetëm këtë vit.

Sipas Bankës Botërore, ka një hendek financimi prej rreth 11 miliardë dollarësh.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights