Capture 251 770x436

Rreth 30 kamionë kanë mbetur në pritje në pikën kufitare të Qafë Thanë.

Drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë po presin prej ditësh për të kaluar kufirin.

Shkak është bërë prishja e segmentit rrugor që ndiqej si itinerar i zakonshëm për lëvizjen Qafë Thanë–Elbasan. Për pasojë, shumë kamionë janë detyruar të ndryshojnë rrugëkalim dhe të kalojnë tranzit nëpër territorin e Maqedonia e Veriut, çka ka sjellë rritje të menjëhershme të fluksit në pikën kufitare dhe krijimin e pritjeve.

Sipas autoriteteve shqiptare, gjatë 24 orëve të fundit në Qafë Thanë kanë hyrë 1510 shtetas dhe kanë dalë 1703 shtetas, një tregues i rritjes së lëvizjes në këtë pikë kufitare, e cila po përballon një volum më të lartë se zakonisht si pasojë e devijimeve të detyruara të trafikut.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights