5 18 696x464

Presidenti Bajram Begaj festoi sot Fitër Bajramin mes besimtarëve myslimanë në Golem, nga ku përcolli urimet për të gjithë shqiptarët.

“Zgjodha të jem në Golem, në këtë xhami të mrekullueshme, për të uruar të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Fitër Bajramin”, u shpreh Begaj, gjatë vizitës në xhaminë e Golemit.1 53 630x420

Kreu i Shtetit theksoi se vlerat që mbart muaji i Ramazanit, si përkushtimi, vetëpërmbajtja dhe sakrifica, duhet të jenë pjesë e jetës së secilit, në çdo kohë dhe për çdo brez.

“Vlerat që mbart Ramazani nuk duhet të na shoqërojnë vetëm gjatë këtij muaji. Ato duhet të jenë tonat dhe të na udhëheqin gjatë gjithë ditëve të vitit dhe përgjatë gjithë jetës sonë”, u shpreh Presidenti Begaj.7 12 630x420

Kreu i Shtetit uroi për çdo besimtar agjërim dhe lutje të pranuara, si dhe gëzim e bekime për të gjithë.

 

“Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, uroj që Zoti t’ju ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe përkushtimin tuaj!

Uroj që të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët të kenë gëzim dhe çdo të mirë në jetën e tyre! 3 30 630x420

Paqe në zemrat tuaja, dritë në shpirtin tuaj dhe bekime në çdo minutë të jetës suaj”, ishte urimi i Kreut të Shtetit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights