Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla paralajmëroi sot se do të dorëzojë një tjetër kallëzim në prokurori për financimet ruse të Partisë Demokratike, për aq kohë sa ende nuk ka një përgjigje nga organet e drejtësisë lidhur me këtë çështje.

Në një prononcim për mediet nga selia e Kuvendit të Shqipërisë, Balla iu përgjigj interesimit të gazetarëve mbi akuzat për përfshirjen e Arben Ahmetaj në çështjen e impianteve të mbetjeve.

“Të lëmë drejtësinë të bëj punën e vetë. Pozicioni ynë për këtë çështje është në një material shumë të plotë që janë gjetjet e komisionit hetimor parlamentar. Ne nuk komentojmë çështje nën hetim. Kur ngrihet një akuzë standardi është çoje për hetim”, tha ai.

Balla rikujtoi se ka një akuzë nga ana e PS-së prej disa vitesh për para ruse të hyra në llogaritë e PD-së. Për fat të keq nuk ka një njoftim nga institucionet e drejtësisë që kjo çështje po hetohet. Është e drejta ime të vazhdoj ta kërkoj. Ka pasur një kallëzim nga ana ime dhe nuk di ende se në cilën nga hallkat e procesit të drejtësisë është, por e vërteta është se paratë ruse kanë hyrë në PD dhe këtë nuk e them unë por e thonë dokumentet e CIA-s”, tha ai.

Balla theksoi se “PD ka bërë disa qëndrime që bien ndesh me interesat e Shqipërisë, por që kanë qenë me të njëjtën linjë me interesat e Rusisë”.

“Nëse nga ana e drejtësisë nuk do të ketë një reagim do i dorëzojmë përsëri një kallëzim. Ky duhet të jetë standardi”

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights