Pol 1

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizoi tre operacione, të koduara “Operacionalja 61”, “62” dhe “63”, duke vënë në pranga tre shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Të arrestuarit, të moshave 22, 24 dhe 29 vjeç dhe banues në Fier, akuzohen nga Gjykata e Riminit për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike, me dënim maksimal deri në 10 vjet burg. Sipas hetimeve, gjatë periudhës qershor-dhjetor 2024, ata blenë dhe shisnin sasi të mëdha droge në qytetin e Riminit.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e të arrestuarve drejt Italisë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights