Festivali i 63-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar po përgatitet për një spektakël të vërtetë muzikor, duke ngjitur në skenë emrat më të njohur të muzikës shqiptare dhe të rinj premtues në skenën muzikore.
Komisioni i përzgjedhjes ka shpallur zyrtarisht listën e këngëtarëve pjesëmarrës, ku spikasin artistë të njohur të muzikës shqiptare, rikthime të artistëve që kanë bërë historinë e muzikës moderne dhe të rinj që e shohin skenën e këtij festivali prestigjioz si një skenë të rëndësishme për karrierën e tyre artistike.
Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata, pas suksesit të saj në vitin 2019 me këngën “Me Tana”, rikthehet në këtë edicion të Festivalit për të sjellë një tjetër performancë që pritet të ndezë skenën.
Një tjetër rikthim i shumëpritur është ai i Mal Retkocerit, fituesit të Festivalit të 62-të të Këngës një këngëtar me stilin e tij unik dhe interpretimet emocionale.
Emra të tjerë të njohur të listës janë Gjergj Kaçinari, një artist që gjithmonë ka surprizuar me performancat e tij të guximshme.
Ardit Çuni, një tjetër emër i njohur i muzikës shqiptare, do të jetë gjithashtu pjesë e këtij festivali, Devis Xherahu, Orgesa Zaimi, dy këngëtarë shumë e dashur për publikun dhe pjesëmarrës në disa festivale të RTSH .
Në festival do të performojnë gjithashtu grupi Djemtë e Detit, të cilët përfaqësojnë muzikën pop-rock shqiptare, dhe një ndër grupet shkruar historinë e muzikës moderne shqiptare apo Stine, artisti i hitit dhe një figurë kyçe në muzikën pop dhe r’n’b shqiptare
Ky edicion i festivalit do të jetë një kombinim i talentit të artistëve të mëdhenj dhe zërave të rinj. Me një përzierje të stilit tradicional dhe modern. Festivali i 63-të në RTSH pritet të jetë një nga ngjarjet muzikore më të mëdha të vitit, duke premtuar spektakël të jashtëzakonshëm dhe përcjelljen e mesazheve të rëndësishme duke ju referuar gjithmonë rrënjëve nga ku nis dhe historia e muzikës shqiptare dhe e këtij festivali.