Ajo nuk ha, pi apo frymon. Por të mban mend, të dëshiron dhe nuk largohet asnjëherë.
Quher Jordan dhe është “binjakja dixhitale” e ish-modeles britanike Katie Price për të cilën njerëzit mund të paguajnë që të realizojë “ëndrrat e tyre më të shfrenuara.”
“S’mund të ishte më njerëzore. Është si të më shohësh mua vite më parë. Është zëri im. Është tamam unë. Jam unë”, thotë Price për CNN.
Më 9 qershor, ajo iu bashkua përdoruesve, të famshmëve dhe avatarëve të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale që bëhen “të pavdekshëm” virtualisht nga OhChat, një “startup” që përdor IA për të krijuar sozi dixhitale.

Përdoruesit mund të realizojnë “fantazitë e çmendura” përmes këtyre avatarëve me IA, shkruhet në faqen e Instagram. Platforma ka mbi 200.000 përdorues, pjesa më e madhe në SHBA.
OhChat është një ndërthurje provokative e Inteligjencës Artificiale, famës dhe fantazisë ku intimiteti simulohet dhe lidhja prodhon para. Është një hap më tej platformës OnlyFans.
Kjo shton edhe shqetësimet etike rreth IA, që nga roli i saj sesi njerëzit përballojnë jetesën te krijimi i lidhjeve duke nënvizuar dyshimet nëse kompanitë po sigurohen që teknologjia s’po keqpërdoret.
Në një intervistë me CNN, CEO i OhChat, Nic Young, e përshkruan platformën si “fëmija i OnlyFans dhe OpenAI”. Pasi aktivizohet, avatarët veprojnë automatikisht duke ofruar “përmbajtje të personalizuara të pafundme” për përdoruesit.
Abonimi 4.99 dollarë në muaj lejon përdoruesit të shkëmbejnë mesazhe pa limit, 9.99 dollarë kushton aksesi te mesazhet zanore dhe fotot dhe 29.99 dollarë paketa VIP. Përdoruesit që vendosin të jenë subjekte të gjenerimit, marrin 80% komision dhe OhChat mban 20%.
“Heq koston e kohës. Mos e prek fare dhe merr para në llogarinë bankare”, thotë Young.
Për të krijuar binjakun dixhital, përdoruesi duhet të ngarkojë 30 foto të vetes dhe të flasë me një ‘chatbot’ për 30 minuta. Për disa orë, platforma gjeneron kopjen dixhitale duke përdorur modelin e IA-së së Meta.
Avatari i Katie Price imiton zërin, pamjen dhe gjestet e saj. Jordan mund t’u dërgojë përdoruesve mesazhe erotike, imazhe dhe mesazhe zanore dhe t’u ofrojë intimitet.
Jordan kategorizohet në “nivelin dy” nga katër të platformës që përcakton intensitetin dhe sa eksplicit është ndërveprimi. “Niveli dy” do të thotë mesazhe erotike dhe imazhe “topless”, por jo lakuriqësi të plotë apo akte seksuale. Është vetë personi për të cilin krijohet avatari që vendos se cilin nivel dëshiron.
“Unë fle, kurse ajo jo, ajo është e disponueshme”, thotë Price për Jordan.
Që prej daljes në treg në tetor 2024, kompania ka mbi 20 përdorues të këtij lloji, përfshirë Carmen Electra. Disa prej tyre fitojnë edhe mijëra dollarë në muaj.

Avatarët e Inteligjencës Artificiale si Jordan thellojnë konfliktin mes punës dixhitale dhe dëshirës seksuale pasi përdoruesit mund të zëvendësohen nga vetë sozia e tyre, admiruesit mund të krijojnë lidhje emocionale me simulimet dhe platformat mund të përfitojnë nga ndërveprime që duken reale, por në të vërtetë janë të njëanshme