Policia e shtetit 3

Policia e Tiranës ka goditur një grup falsifikatorësh të certifikatave të mbrojtjes së gjuhëve të huaja.

Janë vënë në pranga 3 persona, po procedohet penalisht në gjendje të lirë një shtetase dhe është shpallur në kërkim një tjetër si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.

Të arrestuarit janë: Martin Pacani, Olgert Jaupaj dhe Ervin Yzeiraj.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin certifikata të mbrojtjes së gjuhëve të huaja kundrejt pagesës që varionte nga 20 mijë deri në 30 mijë Lekë të rinj.

Janë sekuestruar 35 certifikata të falsifikuara, 1200 Euro, një shumë lekësh, 4 celularë dhe 1 njësi kompjuterike, që u gjetën në ambientin që e kishte në përdorim Martin Pacani.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights