1927 – Regjizori Alfred Hitchcock paraqiti filmin e tij të parë The Pleasure Garden në Angli.
1972 – Komandanti japonez Shoichi Yokoi u gjet i fshehur në xhungël në Guam ku fshihej që nga LDB.
1984 – Kompjuteri i parë Apple Macintosh paraqitet në shitje.
1989 – Shteti federal Florida e ekzekutoi vrasësin më të perfolur amerikan Ted Bundy në karrigen elektrike.
1993 – Gazetari dhe shkrimtari turk Uğur Mumcu u vra me autobombë në Ankara, Turqi.
1996 – Kryeministri polak Jozef Oleksy akuzohet për spiunim për Moskën.
2003 – Filloi veprimtarinë Departamenti i Sigurimt të Atdheut të SHBA-së (Department of Homeland Security).
1919 – Ismail Qemali vdiq në hotelin “Brufani” të Peruxhia-s, ku ndodhej i ftuar nga Qeveria italiane, me qëllim për të arritur “një marrveshje me gjthë shqiptarët e Shqipërisë dhe delegatët e Amerikës”, për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes, që do të zhvillohej në Paris.
Lindje
1947 – Warren Zevon, muzikant amerikan
1949 – John Belushi, aktor dhe këngëtar shqiptar nga ShBA († 1982)
1958 – Jools Holland, muzikant anglez
1967 – John Myung, basist amerikan (Dream Theater)
1968 – Michael Kiske, muzikant gjerman (Helloween)