1249 – Kurorëzimi i Aleksandrit III si Mbret i Skocezëve.
1525 – Martin Luther martohet me Katharina von Bora, kundër rregullit të beqarisë të dekretuar nga Kisha Katolike për priftërinjtë dhe murgeshat.
1625 – Mbreti Karl I martohet me princeshën franceze Henrieta Maria de Bourbon.
1774 – Rhode Island bëhet kolonia e parë britanike në Amerikën e Veriut që ndalon importimin e skllevërve.
1777 – Lufta Revolucionare Amerikane: Marquis de Lafayette zbarkon pranë Charleston, në Karolinën e Jugut, në mënyrë që të ndihmojë Kongresin Kontinental të trajnojë ushtrinë e tij.
1798 – Kisha San Luis Rey de Francia ndërtohet.
1805 – Ekspeditat e Ljuisit dhe Klarkut: duke kërkuar, Meriwether Ljuis dhe 4 shokë pikasin Ujëvarat e Mëdha te lumit Misuri.
1871 – Në Labrador, një uragan vret 300 njerëz.
1881 – Luftanija USS Jeannette përplaset me një masë akujsh.
1886 – Një zjarr shkreton pjesën më të madhe të Vankuverit, British Columbia.
1886 – Mbreti Ludvig II i Bavarise gjendet i vdekur në liqenin Starnberg në jug t ëMynihut në orën 23.30.
1893 – Grover Cleveland kalon një operacion sekret por të suksesshëm kirurgjikal për të hequr një pjesë të madhe kanceroze në nofullë; detajet rreth operacionit nuk ju shfaqën publikut amerikan deri më 1917, nëntë vjet pas vdekjes së presidentit.
1898 – Territori i Jukonit formohet, me Dawson si kryeqytet.
1910 – Universiteti i Kolegjit të Inxhinierise te Filipinës krijohet. Thuhet se ky është fakulteti që jep më shumë diploma nëFilipine.
1917 – Lufta e Parë Botërore: sulmi ajror më vdekjeprurës gjerman në Londer gjatë Luftës së Parë Botërore kryhet me bombardues gotha-g dhe rezulton në 162 vdekje, duke përfshirë 46 fëmijë, dhe 432 të plagosur.
1920 – Avni Rustemi vrau në Paris Esad Pashë Toptanin.
1934 –Adolf Hitleri dhe Benito Mussolini takohen ne Venecia, Itali; Musolini më vonë e përshkruan diktatorin gjerman si një majmun të vogël qesharak.
1935 – Në një nga ndeshjet më të njohura të boksit, boksieri James J. Braddock mund Max Baer në Long Island City, Nju Jork, dhe bëhet kampion i peshave të rënda.
1942 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës hapin zyrën e tyre për informacion rreth luftës.
1942 – Shtetet e Bashkuara krijojne Zyren e Sherbimeve Strategjike ose OSS.
1944 – Lufta e Dytë Botërore: Gjermania lëshon një kundërsulm në Karentan.
1944 – Lufta e Dytë Botërore: Gjermania lëshon një sulm me Bomba Fluturuese V1 në Angli. Vetëm katër nga 11 bomba goditën shënjestrën e tyre.
1952 – Cështja Katalina: një avion ushtarak Douglas DC-3 suedez goditet nga një avion sovjetik MiG-15.
1955 – Zbulohet miniera e parë e diamantit në BRSS, Mir Mine.
1966 – Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara vendos në ceshtjen Miranda v. Arizona se policia duhet të informoje të dyshuarit rreth të drejtave të tyre përpara se të pyeten.
1967 – Presidenti i SHBA Lindon Xhonson cakton Thurgood Marshall si anëtarin e parë të zi të Gjykatës Supreme.
1970 – “The Long and Winding Road” bëhet kënga e fundit nr.1 e Beatles.
1971 – Lufta e Vietnamit: New York Times fillon publikimin e Letrave të Pentagonit.
1977 – I dënuari për vrasjen e Martin Luter King Jr. James Earl Ray rikapet pasi u arratis para tre ditëve.
1978 – Forcat e Ushtrisë së Izraelit tërhiqen nga Libani.
1981 – Në ceremoninë e Trooping the Colour në Londër, një adoleshent, Marcus Sarjeant, godet Elizabeten e II me gjashtë plumba manovër.
1982 – Fahdi bëhet mbret i Arabisë Saudite pas vdekjes së vëllait të tij, Khalidit.
1983 – Pioneer 10 bëhet objekti i parë i krijuar nga njeriu që largohet prej sistemit diellor.
1994 – Një juri në Anchorage, Alaska, fajëson moskokëcarjen e Exxon dhe Kapitenit Joseph Hazelwood për fatkeqësinë e Exxon Valdez-it, duke i dhënë mundësinë viktimave të kërkonin një dëmshpërblim prej 15 miliard dollarësh.
1995 – Presidenti francez Jacque Chirac bën të ditur rivazhdimin e testimeve nukleare në Polinezine franceze.
1996 – Montana Freemen dorëzohet pas një qendrese prej 81 ditësh me agjentët e FBI-së.
1997– Një juri dënon Timothy McVeigh me vdekje për bombardimin e Oklahomas.
1999– Forcat e KFOR hynë në Gjakovën e okupuar dhe të masakruar nga sërbet më 13 qershor. *2000 – Presidenti i Korese se Jugut Kim Dae Jung takon Kim Jong-il, udheheqesin e Korese se Veriut, për te filluar për te parën herë samitin inter-korean në qytetin verior të (Pyongyang).
2000 – Italia fal Mehmet Ali Agca, banditin turk që u përpoq të vriste Papa Gjon Palin e II më 1981.
2002 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës tërhiqen nga Traktati i Raketave Anti-Balistike.
2005 – Një juri në Santa Maria, Kaliforni liron këngëtarin e popit Michael Jackson për ngacmimin e 13 vjecarit Gavin Arvizo.
2007 – Xhamia Al Askari bombardohet për të tretën herë.
Lindje
823– Karl Tullaci, Perandor i Perandorisë së Shenjtë Romake dhe mbret i Frankëve Perëndimorë (v. 877)
1649 – Adrien Baillet, dijetar dhe kritik francez (v. 1706)
1752 – Fanny Burney, romancier anglez (v. 1840)
1763 – José Bonifácio de Andrade e Silva, burrë shteti brazilian (v.1838)
1773 – Thomas Young, shkencëtar anglez (v.1829)
1775 – Antoni Radziwiłł, politikan polak (v.1833)
1786 – Winfield Scott, gjeneral amerikan (v.1866)
1822 – Carl Schmidt, kimist gjerman (v.1884)
1827 – Alberto Henschel, fotograf dhe biznesmen gjermano-brazilian (v.1882)
1831 – James Clerk Maxwell, fizikanë skocez (v.1879)
1864 – Rudolf Kjellén, shkencëtar politik suedez (v.1922)
1864 – Dwight B. Waldo, mësues dhe historian amerikan (v.1939)
1863 – Lady Lucy Duff Gordon, modeliste për veshje angleze (v.1935)
1865 – William Butler Yeats, shkrimtar irlandez, laureat i cmimit Nobel (v.1937)
1870 – Jules Bordet, imunolog dhe mikrobiolog belg, laureat i cmimit Nobel (v.1961)
1876 – William Sealey Gosset, kimist anglez, statisticien (v.1937)
1884 – Anton Drexler, themelues i partise “Partia e Punëtorëve të Gjermanisë” (v.1942)
1884 – Gerald Gardner, okultist britanik (v.1964)
1884 – Etienne Gilson, filozof francez (v.1978)
1887 – Bruno Frank, autor gjerman (v.1945)
1888 – Fernando Pessoa, poet portugez (v 1935)
1892 – Basil Rathbone, aktor anglez (v.1967)
1893 – Dorothy L. Sayers, autor anglez (v.1957)
1894 – Dr. Leo Kanner, mjek austro-amerikan (v 1981)
1894 – Jacques Henri Lartigue, fotograf francez (v 1986)
1897 – Paavo Nurmi, vrapues finlandez (v.1973)
1899 – Carlos Chávez, kompozitor meksikan (v 1978)
1901 – Tage Erlander, Kryeministër i Suedisë (v.1985)
1903 – Red Grange, lojtar futbolli amerikan (v.1991)
1905 – Xian Xinghai, kompozitor kinez (v 1945)
1906 – Bruno de Finetti, matematikan italian (v.985)
1909 – E. M. S. Namboodiripad, politikan indian (v 1998)
1910 – Mary Whitehouse, aktiviste britanike (v.2001)