98 – Martirizimi i dëshmorëve të krishterë në Durrës: i Peregrinit dhe atyre që ishin me të, Lukianit, Pompeit, Hesikit, Papiut, Saturninit e Gjermanit, të ardhur nga Italia, të cilët i mbyti në det guvernatori pagan i Durrësit, Agrikola, sepse pohuan publikisht besimin e krishterë bashkë me Shën Astin.
1807 – Franca dhe Rusia nënshkruan Traktatin e Tilsitit, nëpërmjet të cilit u bënë aleatë dhe ndanë Evropën mes tyre.
1854 – Vdiq fizikanti George Simon Ohm. Njësia matëse e rezistencës elektrike mban emrin e tij.
1898 – SHBA-ja aneksoi Havain.
1937 – Forcat ushtarake japoneze sulmuan Kinën. Fillimi i luftës Sino-Japoneze.
1946 – Murgesha e lindur në Itali, Frances Xavier Cabrini, u kanonizua si e shenjta e parë amerikane.
1954 – Elvis Presley bëri debutimin e tij të parë në radio, kur radiostacioni i Memphisit WHBQ, emetoi inçizimin e tij të parë, “That’s all Right”.
1997 – Shkencëtarët Aleksander Gundel dhe Jurgen Zullei, që punonin në studimin e gjumit, zbuluan se njerëzit nuk bëjnë gjumë të rehatshëm në kozmos.
2005 – Sulmet terroriste në tri stacione nëntokësore dhe një autobus dykatësh shkaktuan vdekjen e 52 personave dhe katër kamikazëve, në sulmin më të madh në Londër që nga Lufta e Dytë Botërore.
2009 – Jordania njeh Republikën e Kosovës.
Lindje
1860 – Gustav Mahler, kompozitor dhe dirigjent austriak
1887 – Marc Chagall, piktor franko-ruso
1893 – Miroslav Krleža, letrar i madh kroat
1901 – Vittorio De Sica, regjisor italian
1915 – Yul Brynner, aktor amerikan
1922 – Pierre Cardin, krijues veshjesh nga Franca
1930 – Biljana Plavšić, politikane serbe nga Bosnja dhe Hercegovina
1940 – Ringo Starr, muzikant anglez
1943 – Toto Cutugno, këngëtar italian
1981 – Omar Naber, këngëtar slloven
Vdekje
1307 – Eduardi I, Mbret i Anglisë
1973 – Max Horkheimer, filozof dhe sociolog gjerman.
1987 – Kujtim Spahivogli, aktor dhe regjisor shqiptar (L. 1932)
1997 – Mate Boban, ish-president i entitetit të kroatëve të Bosnjës, Herceg-Bosnja.