Vajza e Ashley Tisdale është përhumbur në magjinë e filmave të së ëmës, ashtu siç na ndodhte edhe neve.
Ylli i “High School Musical”, tha se Jupiter, e cila erdhi në jetë në vitin 2021, u ngatërrua pak me identitetin e prindërve të saj pasi pa të ëmën në ekran.
Në një intervistë për React, Tisdale tha se Jupiter e di që zëri dhe fytyra e së ëmës janë në ekran, por ajo habitet pse i ati, kompozitori Christopher French, nuk është i famshëm.
“Ajo mendoi se Chris ishte Zac (Efron) në ‘High School Musical’ dhe babai i saj”, tha aktorja duke qeshur. “Ajo tha ‘babi!’ dhe unë i thashë ‘jo, nuk është babi’.”
Tisdale tha se Jupiter sapo “po fillon të kuptojë” se e ëma është aktore.
“Muajt e fundit, e gjithë bota e saj ka ndryshuar”, tha ajo me humor duke iu referuar faktit që e bija ka nisur të shohë së fundmi “Phineas and Ferb”, ku Ashley dublon zërin e Candace Flynn.
Efron dhe Tisdale ishin yjet e filmit “High School Musical” që doli në vitin 2006. Ajo kishte rolin e Sharpay Evans, ndërsa aktori atë të Troy Bolton dhe të dy kishin pëlqim ndaj njëri-tjetrit. Çifti i ekranit u rikthye edhe për filmat e tjerë në 2007 dhe 2008, ndërsa Ashley realizoi edhe një film në viitn 2011, “Sharpay’s Fabulous Adventure.”
Aktorja dhe bashkëshorti i saj u martuan në 2014 dhe kanë dy fëmijë, Jupiter dhe Emerson, i cili erdhi në jetë vitin e shkuar.