if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }

 

  Shqipëria renditet ndër vendet që ka numrin më
të lartë të të burgosurve në raport me popullsisë, sipas të dhënave të fundit
të publikuara nga Eurostat.


Në vitin
2021, Shqipëria kishte 202 të burgosur për 100 mijë banorë, e dyta në rajon pas
Malit të Zi . Nivelin më të ulët e ka Serbia me 166 të burgosur për 100 mijë
banorë. Të dhënat për Maqedoninë e Veriut janë të vitit 2017, kur treguesi
ishte 122, ndërsa Kosova në vitin 2020 kishte 143 persona të mbyllur brenda për
100 mijë banorë.

Në Shqipëri,
rekordi u arrit në 2018-n, tregojnë të dhënat e Eurostat, me 217.3 të burgosur
për 100 mijë banorë.

Në Europë,
rekordin e mban Turqia, që ka në burgje 323 persona për 100 mijë banorë.

Në vitin
2021, kishte 475 038 të burgosur në BE, ose 106 të burgosur për 100 000 njerëz.


Normat më të
larta të të burgosurve për 2021, ishin në Hungari dhe Poloni ndersa më të ulëta
ishin në Finlandë), Slloveni dhe Holandë .

Në 14 nga 26
vendet e BE-së që ofruan të dhënat e tyre, shkalla e të burgosurve u rrit në
krahasim me vitin 2020.

Në vitin
2021, 8 vende të BE-së kishin qeli të mbipopulluara në burgjet e tyre, ndërsa
17 vende kishin kapacitet shtesë. Shkalla e popullimit të burgjeve, është numri
i të burgosurve në raport me kapacitetin zyrtar (kapacitetin e projektuar) të
burgjeve, shumëzuar me 100.

Mbipopullimi
ndodh kur shkalla e zënies kalon 100, gjë që tregon se ka më shumë të burgosur,
se sa struktura ishte parashikuar të mbante.

Normat e
popullimit u vunë re në Qipro Rumani Francë Greqi dhe Itali Suedi Kroaci dhe
Danimarkë , kurde Normat më të ulëta të popullimit të burgjeve u regjistruan në
Maltë (65), Estoni dhe Letoni (66 secila).

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights