I dërguar special SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i ka dhënë një mesazh të qartë Malit të Zi lidhur me tensionet politike në vend.

Pas takimit të zhvilluar me kryeministrin malazez Dritan Abazoviç, Escobar ka thënë se Mali i Zi duhet të mbetet i përkushtuar ndaj rrugës euroatlantike dhe se duhet të kundërshtojë agresionin rus ndaj Ukrainës.

“Ne ndajmë pikëpamjen se Mali i Zi duhet të zgjidhë ngërçin politik në të cilin ndodhet. Duhet të mbetet i përkushtuar ndaj rrugës euroatlantike dhe të kundërshtojë qartë agresionin brutal të Rusisë kundër Ukrainës”, tha Escobar.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights