Gabriel Escobar në një intervistë të dhënë për Die Presse ka
thënë se Kosova duhet të marrë një qëndrim dhe se Beogradi duhet të jetë i qartë dhe të
sinjalizojë se dhuna nuk do të pranohet.
Gabriel Escobar: Ne duhet të
thyejmë ciklin e dhunës. Qeveria e Kosovës nuk duhet t’i detyrojë kryetarët
shqiptarë në veri të kalojnë nëpër zyra komunale, të cilat janë kaq simbolike
për serbët. Megjithatë, puna administrative duhet të vazhdojë. Udhëheqja e
Serbisë, nga ana tjetër, duhet të dërgojë mesazhin e qartë: Dhuna nuk do të
tolerohet kundër forcës paqeruajtëse të KFOR-it apo edhe kundër policisë. Dhe
atëherë duhet të kërkojmë një mënyrë për të krijuar besim më të madh edhe nëse kjo do të thotë zgjedhje të reja
për kryetar bashkie.
Nderkohe Escobar tha se Themelimi i Asociacionit Serb të Komunave
në Kosovë është një angazhim ndërkombëtar, ligjërisht i detyrueshëm
Escobar: Themelimi i Asociacionit Serb të Komunave në
Kosovë është një angazhim ndërkombëtar, ligjërisht i detyrueshëm. Ato përmenden
në Marrëveshjen e Brukselit, Konkluzionet e Këshillit Evropian dhe Marrëveshjen
e Ohrit. Dhe ka gjithashtu një angazhim të SHBA për këtë. Pra, Asociacioni Serb
i Komunave duhet të vijë. Pyetja është: si do të duket? Nëse Kosova nuk
dëshiron një Republikë të re Serbe si Bosnja, duhet të na japë një ide se çfarë
dëshiron. Na thanë atë që nuk duan. Tani ata duhet të na thonë se çfarë duan.
Ne jemi duke pritur për këtë. Kosova duhet të lëvizë menjëherë këtu dhe të na
japë një projekt-marrëveshje.
Gjithashtu Escobar tha se
ceshtja e asociacionit nuk varet nga Albin Kurti
“Nuk varet nga ai. Kjo nuk
është çështje mes Kurtit dhe Serbisë. Kjo është një çështje ndërmjet Republikës
së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Edhe nëse nuk do Kurti, ky Asociacion do
të bëhet. Pyetja është: a dëshiron Kosova të presë integrimin euroatlantik
derisa kryeministri i saj të përmbushë detyrimet e tij ligjore?”, tha Escobar.