President turk, Recep Tayyip Erdogan, duke theksuar se vendi i tij ruan objektivin e anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, ka shprehur shpresën që “BE-ja të adoptojë një qëndrim strategjik dhe vizionar dhe rigjallërimin e negociatave tona për anëtarësim”.
Erdogan mori pjesë në takimin online të organizuar nga BE-ja në Stamboll.
Duke folur për luftën Rusi-Ukrainë, presidenti turk theksoi rëndësinë e një baze të qëndrueshme diplomatike, ku palët që luftojnë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, të jenë në tryezën e bisedimeve.
“Mbështesim idenë e një armëpushimi të menjëhershëm dhe ndërprerjen e sulmeve në ajër dhe në det si një masë për ndërtimin e besimit midis palëve”, tha ai.
“Besojmë se nuk ka asnjë shpjegim për përjashtimin tonë nga programet e furnizimit me produkte mbrojtëse dhe atyre të rindërtimit të Bashkimit Evropian”, shtoi Erdogan.
Ai theksoi rëndësinë që vendi i tij të përfshihet në mekanizmat si Fondi Evropian i Paqes, që synojnë rindërtimin dhe rimëkëmbjen e Ukrainës.
Presidenti Erdogan foli edhe për anëtarësimin e vendit të tij në BE.
“Ne ruajmë objektivin tonë të anëtarësimit të plotë. Presim që BE të adoptojë një qëndrim strategjik dhe vizionar dhe rigjallërimin e negociatave tona për anëtarësim”