Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka akorduar sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, Çmimin Ndërkombëtar të Paqes “Ataturk”.
Duke folur në ceremoninë e ndarjes së çmimit, Erdogan theksoi se ”Ankaraja do të vazhdojë të mbështesë nismat për ta bërë OKB-në më gjithëpërfshirëse dhe tha se nuk mund të ketë zhvillim, paqe apo stabilitet pa drejtësi”.
Presidenti turk u zotua se vendi i tij do të vazhdojë të punojë me durim dhe vendosmëri pavarësisht përpjekjeve për të minuar shpresat në procesin diplomatik SHBA-Izrael-Iran.
