Kontingjenti i parë i emigrantëve ka mbërritur sot në Portin e Shëngjinit, si pjesë e marrëveshjes për bashkëpunimin në menaxhimin e emigrantëve midis Shqipërisë dhe Italisë, të nënshkruar nga Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministrja Giorgia Meloni. Në lidhje me këtë ngjarje, krytari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ashpër. Ai ka kërkuar që shqiptarët të ngrihen në protesta, duke theksuar se Shqipëria nuk duhet të kthehet në një vend ku gjuha shqipe të mos flitet më dhe ku të krijohet një konglomerat emigrantësh të huaj.
Kryetari i Partisë së Lirisë shtoi se mbrojtja e identitetit kombëtar dhe kulturor është një detyrë e rëndësishme për çdo qytetar dhe se protestat janë një mënyrë për të shprehur shqetësimet lidhur me politikat e qeverisë në lidhje me menaxhimin e emigracionit. Kjo deklaratë vjen pas mbërritjes së kontingjentit të parë të emigrantëve në Shëngjin, ku ata do të akomodohen dhe më pas do të kalojnë në fazat e mëtejshme të procedurave për azil, sipas marrëveshjes mes dy vendeve.