Në Elbasan është finalizuar operacioni “Bet”, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.
Në kuadër të këtij operacioni janë evidentuar 2 lokale të përshtatura për organizimin e lojërave të fatit.
Gjithashtu Policia ka arrestuar në flagrancë 2 administratorët e këtyre lokaleve, të cilët fshihnin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.
Në njoftimin e Policisë thuhet se, “në pranga u vu edhe 1 tjetër shtetas, pasi u kap duke luajtur lojëra fati, në njërin nga lokalet, si dhe u sekuestruan 3 aparate celulare dhe 1 kompjuter, që shërbenin për të vënë baste sportive”.
Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit R. M., 45 vjeç dhe J. T., 33 vjeç, banues në Elbasan dhe u vu në pranga shtetasi N. R., 65 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap në flagrancë në njërin nga lokalet, duke luajtur lojëra fati.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
https://www.facebook.com/blueledED/

