Është dorëzuar autori që ekzekutoi me një plumb në kokë, Arian Gosën.
Habib Rexha është dorëzuar në policinë e Kavajës, pas negociatave të policisë me familjarët.
Pas kërkesës së familjareve, Rexha ka pranuar të vetëdorëzohet.
Kujtojmë që ngjarja ndodhi dy ditë më parë. Arian Gosa ishte së bashku me babanë e tij duke konsumuar kafe në një lokal në Kavajë, kur u qëllua për vdekje nga 31-vjeçari Habib Rexha.
Motivi pse
31-vjeçari ka ndërmarrë këtë akt të rëndë është hakmarrja. Habib Rexha është vëllai i Altin Rexhës, i
cili mbeti i vrarë dy muaj më parë në Kavajë. Altin Rexha u përfshi në një
konflikt me Edmond Gosën në muajin mars, vëllain e Arjan Gosës, dhe pas debatit
me fjalë ata vranë njëri-tjetrin.
Edmond Gosa
e qëlloi me thikë Altin Rexhën, ndërsa ky i fundit e qëlloi me armë zjarri.
Asnjëri prej tyre nuk mundi të mbijetonte. Sherri mes tyre nisi për motive
banale, ndërsa kjo ngjarje la pas tre të vdekur në vetëm dy muaj.
Në njoftimin e policisë së Shtetit bëhet me dije se :
Kavajë
Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe ato të DVP Tiranë, për kapjen e autorit të vrasjes së shtetasit A. G., të kryer më datë 21.05.2023, ju informojmë se:
Krahas kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Habib Rexha, strukturat e Policisë negociuan dhe me familjarët me qëllim dorëzimin e këtij shtetasi.
Si rezultat i veprimeve kërkimore, pamundësisë së largimit dhe negociatave me familjarët, shtetasi Habib Rexha u vetëdorëzua në Komisariatin e Policisë Kavajë.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
https://www.facebook.com/blueledED/

