Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë në kuadër të operacionit policor “The Wanted”.
Si rezultat i këtij bashkëpunimi, nga Spanja është ekstraduar në Shqipëri një 25-vjeçar i akuzuar për tentativë vrasjeje në vitin 2023 në Kukës.
Bëhet fjalë për shtetasin S.C., i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai dyshohet se në një lokal në lagjen nr.5 në Kukës, ka tentuar të vrasë një person duke e goditur me një mjet prerës.
Gjykata në Kukës i kishte dhënë masën “Arrest në burg” për këtë ngjarje, si dhe për posedim të paligjshëm të armëve të ftohta.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”