if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
1200 630 1753357161xsruio 900

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) publikuan të martën një deklaratë, e cila synonte të hidhte poshtë pretendimet e Hamasit në atë që e quajnë “Fushata e Urise”, ku Izraeli akuzohet për vdekjet e palestinezëve në Rripin e Gazës për shkak të kequshqyerjes.

Por, sipas ekspertëve që e analizuan këtë deklaratë, nuk ka asnjë provë që të tregojë se në Gaza nuk ka uri, përkundrazi, faktet e saj e mbështesin ekzistencën e saj.

Në deklaratë, ushtria izraelite mohon që në Gaza të ketë uri dhe akuzon Hamasin se po përpiqet të forcojë narrativën e urisë për përfitime politike. IDF pretendon se numri i vdekjeve nga uria është rritur papritur në korrik, në përkim me negociatat Izrael–Hamas, duke e cilësuar këtë si rritje të qëllimshme dhe jo reale.

Megjithatë, ekspertët e urisë paralajmërojnë prej kohësh për rritje të rrezikshme të kequshqyerjes që nga 2 marsi, kur Izraeli mbylli plotësisht kalimet kufitare për hyrjen e ushqimeve për 78 ditë. Vetëm në fund të majit, pas presionit ndërkombëtar, furnizimet nisën sërish, por me kufizime të rënda që penguan ndihmën të arrinte te dy milionë banorët e Gazës.

Sipas të dhënave të organizatave humanitare, përqindja e fëmijëve me kequshqyerje të rëndë u rrit nga 2% në 9% brenda rreth pesë muajsh, ndërsa çmimet e ushqimeve në treg u rritën ndjeshëm. Më 20 korrik, Ministria e Shëndetësisë e Gazës raportoi një rritje të madhe të vdekjeve nga uria – nga 86 të regjistruara më parë, në edhe 150 të tjera që nga ajo datë.

IDF e sheh këtë rritje si të dyshimtë dhe si tregues të mungesës së besueshmërisë së Ministrisë, por ekspertët thonë se pikërisht kjo rritje është e pritshme disa muaj pas fillimit të bllokadës. Ushtria izraelite gjithashtu pretendon se viktimat e publikuara kishin sëmundje të mëparshme dhe se vdekja e tyre nuk lidhet me kequshqyerjen, duke përmendur raste specifike si ai i një fëmije 4-vjeçar me sëmundje gjenetike dhe një të riu me distrofi muskulare.

Ekspertët theksojnë se këto raste nuk përjashtojnë ndikimin e urisë. Sipas tyre, personat me gjendje shëndetësore të dobët janë të parët që preken rëndë nga mungesa e ushqimit. “Pretendimi se një fëmijë me sëmundje paraprake nuk ka vdekur nga uria bie ndesh me logjikën mjekësore”, tha Aseel Aburass nga organizata “Mjekët për të Drejtat e Njeriut – Izrael”.

Shoqata për të Drejtat Civile në Izrael e cilësoi deklaratën e IDF-së si mohim të realitetit të dokumentuar nga organizata të pavarura si IPC, OBSH, UNICEF, Oxfam dhe të tjera, të cilat raportojnë nivele të rënda të pasigurisë ushqimore dhe rritje të vdekjeve nga kequshqyerja, sidomos në korrik.

Ekspertët kërkojnë që Izraeli të lejojë një mision profesional të hyjë në Gaza për të bërë një vlerësim real të situatës. “Ky është i vetmi mënyrë për t’u përballur me stuhinë politike dhe turpin moral ndërkombëtar,” tha prof. Roni Strier, ish-kryetar i Këshillit Kombëtar të Sigurisë Ushqimore në Izrael.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights