if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
1 6 1024x546

Ulja drastike e komisioneve për transfertat elektronike shihet nga ekspertët si një hap i madh drejt modernizimit financiar. Ata thonë se masat do të lehtësojnë përdorimin e kanaleve digjitale, duke kursyer miliona euro çdo vit për qytetarët dhe bizneset, duke rritur kështu edhe elementet e sigurisë.

“Në vend që të përdorim detyrimin për konsumatorin që të përdorin instrumenta të tillë, do ishte më mirë që të bëhej e pamundura për reduktimin e kostove të këtyre transaksioneve. I redukton kostot në mënyrë të jashtëzakonshme”, tha Artan Gjergji, ekspert i tregjeve financiare.

Një tjetër vendim i rëndësishëm lidhet me rregulloren për pikat e këmbimit valutor. Sipas ekspertëve, kushtet më të forta për kapitalin dhe reputacionin e pronarëve do të kufizojnë hyrjen e aktorëve të pasigurt, por kjo vendimmarrje duhet aplikuar edhe ndaj aktorëve aktualë të tregut.

“Kemi një numër më shumë se 600 zyra të këmbimit valutor që operojnë në treg, të cilat normalisht kanë nevojë për një mbikëqyrje më efikase për të parandaluar ato fenomenet e konsideruara si një farë ure drjet pastrimit të parave”, shtoi Gjergji.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikëqyrës, Banka e Shqipërisë vendosi që të gjitha transfertat deri në 40 mijë lekë tashmë të kryhen pa komision, ndërsa për pagesat deri në 10 milionë lekë, komisionet të ulen me 10 herë. Po ashtu, për pagesat në euro, tarifat minimale dhe përqindjet janë rishikuar ndjeshëm.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights