Në Tiranë po mbahet Kongresit Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë, një event që synon të krijojë një hapësirë dialogu, inovacioni dhe mundësish të reja për zhvillimin e teknologjive të avancuara në rajon.
Në një videomesazh, ka marrë fjalën ministrja virtuale për Prokurimet Publike në Shqipëri, Diella.
Në këtë event merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili gjatë fjalës së tij theksoi rëndësinë e investimeve në teknologji dhe arsimin e lartë.
“Do të kanalizojmë më shumë burime, reforma institucionale e kapital njerëzor për të ndihmuar në ndërtimin e një ekosistemi të teknologjisë që e ka spirancën në Tiranë. Çdo terren shkencor, projekt infrastrukture, të ketë standarde të larta dhe mbikëqyrje, ndihmuar nga IA.
Kur u themelua Nanoalb, ishte një sinjal i një akademie të ripërtërirë shkencash, e cila u shfaq e gatshme për të përqafuar të ardhmen.
Nuk ka dyshim se nanoshkenca dhe nanoteknologjia duhet të harmonizojnë arsimin e lartë në strategjinë tonë të informacionit.
Një sërë universitetesh shqiptare po hartojnë programe për IA-në dhe së shpejti edhe për nanoshkencat. Është nevojë e së tashmes.
Vizioni ynë është që në dekadën e ardhshme, çdo i ri që do të studiojë në këtë fushë të mund ta bëjë këtu, në Shqipëri.”, tha Rama.