Edi rama 12 1024x616

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar këtë të enjte, më 28 gusht, krijimin e një institucioni të ri që do të ngarkohet me detyrën për menaxhimin dhe trajtimin e mbetjeve. Ky institucion do të quhet Operatori Kombëtar i Trajtimit të Mbetjeve. Sipas tij, ky është dhe aspekti më sfidues i anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Këtë lajm, Rama e bëri me dije gjatë një aktiviteti të zhvilluar në kuadër të Reformës për Trajtimin e Integruar të Mbetjeve, ku deklaroi se qeveria po përgatiste një plan masash ligjore dhe investimesh është thelbësor për përmbushjen e standardeve të Bashkimit Europian.

“Dëshiroj që të gjithë pa përjashtim në të gjitha nivelet dhe në të gjithë territorin që kanë një funksion publik si të zgjedhur apo si nënpunës të këtij shteti, të lidhur me të gjitha çështjet e mjedisit, të vetëdijësohen se ky është kapitulli më sfidues i negociatave dhe aspekti më sfidues i anëtarësimit tonë në BE.
E them me keqardhje që, ndërkohë që kemi vënë re me kënaqësi një përmirësim të mëtejshëm të gjithë proceseve të pastrimit, nuk vëmë re asnjë lloj vetëdijësimi nga ana e qytetarëve në raport me mbajtjen pastër të territorit, dhe nuk vëmë re përmirësime domethënëse as në trajtimin e mbetjeve.

Në këto kushte, duke marrë parasysh të gjitha shkallët e ngjitura, vonesat përkatëse, duke parë edhe vendet e tjera, ne do të çojmë përpara një paketë re re reformash dhe masash të cilat ministrja do t’i shpjegojë më në detaje, por për të cilat më duhet të them më së pari është projektligji i ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve ku kemi parashikuar krijimin e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve, një agjenci, institucion, ndërmarrje e re e cila do të jetë në dispozicion të gjithë republikës, patjetër të pushtetit vendor, të qytetarëve dhe këtij misioni për anëtarësimin në BE, duke përqendruar të gjithë procesin e trajtimit të mbetjeve, që nuk do të jetë më një proces i administruar nga bashkitë, por nga ky operator kombëtar.”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se pa marrë përgjegjësinë për trajtimin e mbetjeve si përgjegjësi e përbashkët kombëtare dhe në të gjitha nivelet për procesin e riciklimit deri në asgjësimin e tyre, rruga drejt BE-së nuk ka dalje.

“Natyrisht ka dhe hapa të tjerë, por këto dy hapa janë kryesore dhe janë themelore duke filluar nga vendosja në kornizën ligjore dhe duke vazhduar me të gjitha fazat dhe përgjegjësitë e impelementimit”, tha kryeministri.

Sipas kreut të qeverisë problematike është edhe ndarja në burim e mbetjeve. Ai theksoi se për këtë çështje do të kalojë një ligj brenda këtij viti.

“Jemi në një situatë tërësisht primitive në raport me ndarjen në burim të mbetjeve, në raport me përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesve, ku përfshihen ambalazhet plastike, letrat, qelqet, pajisjet plastike, jemi besoj i vetmi vend në Europë që varrezat e makinave i kemi të ligjëruara pa ligj, por me vullnetin e Maliqit në territor si fakte të kryera dhe ky do të jetë një operacion që sapo ka nisur dhe do të vazhdojë për shkuljen e të gjitha atyre varrezave. Dhe jemi një vend që nuk ka akoma asnjë detyrim për raportim dhe financim, nga prodhuesit, shpërndarësit dhe importuesit lidhur me këtë që thashë, trajtimin çfarë ndodh me gjithë këto materiale, kur kryejnë misionin e tyre si ambalazh, kur kryejnë funksionin e tyre si pajisje elektrike, bateria po makina”, tha Rama.

Më tej theksoi se një tjetër nevojë e krijuar është rishikimi i strategjisë kombëtare dhe i masterplanit për investimet, për ndarjen në burim, për riciklimin, për tarifat sipas standardeve të BE.

Këto janë pikat kyçe të hapave që do ndërmarrim në aspektin ligjor dhe në aspektin e masave me akte nënligjore, në mënyrë që të ecim edhe falë një tjetër projektligji, këtij për menaxhimin e integruar të mbetjeve, për të harmonizuar legjislacionin tonë me kapitullin e 27 që përmbledh legjislacionin europian, për të fuqizuar sistemin kombëtar dhe ndarjen e përgjegjësive për të përcaktuar hierarkinë nga parandalimi, te ripërdorimi, riciklimi, agjesimi, për të futur instrumentet ekonomikë të munguar dhe për të krijuar fondin e ekonomisë së mbetjeve e kështu me radhë”,

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights