900 0 1764577343xscreenshot 28

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot më 5 dhjetor 2025 në aksin Shkodër-Hani i Hotit.

Një 24-vjeçare, duke drejtuar makinën e saj, ka përplasur për vdekje një të moshuar. Drejtuesja e makinës është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 10:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtuese shtetasen S. S.,  24 vjeçe, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. C., 81 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi R. C. ka humbur jetën.

Drejtuesja e automjetit shtetasja S. S., është  shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights