Një shtetase e huaj ka humbur jetën ditën e djeshme në banesën e saj në lagjen “5 Maji” në Elbasan.
Autoritetet kanë kryer veprimet e para procedurale, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për hetime të mëtejshme.
