Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Astirit në Tiranë.
Një këmbësore është përplasur për vdekje nga një kamion.
Aksidenti tragjik ka ndodhur në Unazë të Re, në rrugën Teodor Keko, ku mjeti me drejtues shtetasin S. K., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. N., 35 vjeçe.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.09.2022, në Unazë të Re, në rrugën Teodor Keko, mjeti me drejtues shtetasin S. K., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. N., 35 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit shtetasja E. N. ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
https://www.facebook.com/blueledED/