Image 560

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Shkodër-Koplik, ku një automjet ka përplasur një motomjet.

Për pasojë, ka humbur jetën 84 vjeçari që po drejtonte motomjetin.

“Rreth orës 10:15, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, shtetasi K. D., 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. T., rreth 84 vjeç. Shtetasi B. T. ka humbur jetën, në spital.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”,

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights