Shkoder sd

Një shtetas 33-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga në Shkodër.

Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi në kërkim:

Bruno Bushi 33 vjeç, banues në fshatin Premal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimin në Mbretëria e Bashkuar, pasi Gjykata e Magjistraturës në Ëestminster, Mbretëria e Bashkuar, ka lëshuar ndaj tij, urdhër arresti për veprën penale “Shkelja e ligjit për lëndët narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights