Piloti dhe bashkëpiloti i një avioni rajonal të “Air Canada Express” humbën jetën pasi avioni u përplas me një mjet zjarrfikës në pistën e aeroportit “LaGuardia” në Nju Jork, sipas Reuters.
Në incident mbetën të plagosur edhe dhjetëra persona të tjerë.
Avioni, një model “CRJ-900” i operuar nga kompania “Jazz Aviation”, po mbërrinte nga MontrealI dhe kishte në bord rreth 72 pasagjerë dhe katër anëtarë ekuipazhi.
Përplasja ndodhi me një shpejtësi rreth 24 milje në orë (39 km/h), ndërsa mjeti zjarrfikës ishte duke iu përgjigjur një incidenti tjetër në aeroport.
Burime të medieve raportojnë se në mjet ndodheshin oficerë policie, disa prej të cilëve pësuan lëndime, por janë në gjendje të qëndrueshme.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme të avionit. Ekipet e shpëtimit ndërhynë menjëherë për të menaxhuar situatën.
Administrata Federale e Aviacionit (FAA) njoftoi se aeroporti LaGuardia do të qëndrojë i mbyllur deri në orën 14:00 me orën lokale, ndërsa disa fluturime janë devijuar drejt aeroporteve të tjera në zonën e Nju Jorkut.
