Në portin e Durrësit java e parë e 2023-shit ka nisur me 8 anije tregtare në proces përpunimi, të cilat në total kanë rreth 17.090 tonë mallra dhe 1127 njësi konteinerike.

Sipas Autoritetit Portual Durrës, 3 anije me 9.195 tonë mallra dhe 303 njësi konteinerike janë në proces përpunimi.

“3 anije me 6.600 tonë mallra dhe 417 njësi konteinerike janë në radën portuale, ndërsa 2 anije me 1.300 tonë mallra dhe 407 njësi konteinerike janë në pritje”, theksoi APD.

Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga/drejt 67 porteve në 24 vende të botës.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights