Altin dumani

Kreu i SPAK, Altin Dumani, në deklaratë për mediat këtë të premte, 19 shtator, në takimin e institucioneve të drejtësisë për pavarësinë dhe llogaridhënien.

Fjalën e tij e nisi duke theksuar se Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion është plotësisht e angazhuar në luftën kundër korrupsionit.

“Kushtetuta garanton funksionimin e SPAK për rë ushtruar kompetencat e saj në mënyrë të pavarur”, deklaroi Dumani.

“Çdo vit, Prokuroria e Posaçme paraqet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë një raport të detajuar. Kontrolli gjyqësor mbi veprimet hetimore dhe vendimarrjet është një tjetër element me rëndësi.”

Vuri theksin te bashkëpunimi i ngushtë institucional me ILD-në, që nga inspektimet tematike e deri te verifikimet e ankesave të ndryshme të qytetarëve apo subjekteve.

“Sistemi i administrimit të çështjeve tanimë është funksional dhe shpresojmë që deri në fund të vitit të jetë 100% funksional”, deklaroi Dumani.

Për të përmbushur misionin, duhet të tregojmë rezultate, mature dhe integritet në zbatimin e ligjit”, tha ai.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights