Dumani1671203447
Kreu i Strukturës së Posaçme, Altin Dumani, ka prezantuar ditën e sotme para Këshillit të Lartë të Prokurorisë raportin vjetor të SPAK-ut. Dumani u shpreh se sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme ka ardhur në trend rritës. Sipas tij, vetëm në vitin 2024, arrin vlerën 65.5 milionë euro pasuri të sekuestruara e konfiskuara. Në vitin 2023 vlera e tyre arrinte rreth 41 milionë euro. Kryeprokurori shpjegon se vlera e pasurive të sekuestruara zë 43.8% të vlerës totale ndërsa ato të konfiskuara 56%. “Rritje është shënuar dhe numri i procedimeve për veprat penale i pastrimi të produkteve të veprave penale, krahasuar me vitin paraardhës. Kjo rritje është shënuar me masën 34%, ndërkohë që krahasuar me nivelin e vitit 2021, këto janë trefishuar. Gjatë vitit 2024, konstatohen në total 132 hetime të figurave me kallëzime nga individët dhe institucionet. Nga ana tjetër, vihen re rënia e hetimeve të figurave nga Policia e Shtetit, nga 65 në vitin 2023 në 30 në vitin 2024. Gjatë periudhës kohore 2021-2024, SPAK ka regjistruar një numër të lartë të procedurimeve të reja me një trend rritës kryesisht në vitet e fundit. Vetëm gjatë 2024 janë regjistruar 328 procedime penale të reja, duke dëshmuar një rritje me rreth 9.7% krahasuar me vitin paraardhës. Për veprat penale, të cilat janë në kompetencën e SPAK, krahas hetimit për veprat penale, nis edhe ai pasuror. Krahasuar me vitin 2023, vlera totale e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara, ka shënuar një rritje të masën 59.7%. vlera e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara gjatë vitit 2024, që përllogaritet në vlerën totale prej 65.5 mln euro, kundrejt rreth 41 mln euro në vitin 2023. Prej tyre, vlera e pasurive të sekuestruara është shuma rreth 28.7 mln euro ndërkohë që për pasuritë e konfiskuara, kjo vlerë arrin shumën rreth 36.7 mln euro. Kështu vlera e pasurive të sekuestruara zë 43.8% të vlerës totale ndërsa pasuritë e konfiskuara zë rreth 56% të vlerës totale.”
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights