Kryetari i PBDNJ Vangjel Dule ka akuzuar qeverinë e cila sipas tij po varfëron gjithnjë e më shumë qytetarët.

Nga Kongresi i partisë që drejton, Dule thekoi se demokracia dhe shpresa në Shqipëri gjithnjë e më shumë po tkurren.

Si mbrojtës i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, Vangjel Dule akuzoi sërish qeverinë për kërcënim të pronave në bregdetin e Jonit.

PBDNJ sipas Dules i ka qëndruar gjithmonë besnike vlerave dhe ideve të saj, nuk i është shmangur asnjëherë betejave dhe për këto ka paguar kostot.

Ai theksoi se PBDNJ ka qenë gjithmonë nën agresionin e vazhdueshëm të partisë-shtet.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights